shoferet bllokojne rruge e trotuare 67b0df3f76ccb

Shoferët bllokojnë rrugë e trotuare

February 15, 2025
min lexim

Tetovë, 15 shkurt – Nervozizëm e ofendime. Këto pamje, në rrugët e Tetovës janë të shpeshta nga makinat e parkuara që bllokojnë lëvizjen e këmbësorëve. Banorët ankohen se shpesh iu ndodh që nga makinat e parkuara bile edhe para dyerve të shtëpive, të mos mund të futen në shtëpitë e tyre derisa të gjejnë vozitësin.

“Unë kam ndenj pak jashtë dhe pak më mirë kam parë por këtu është tepër problem. Edhe pse themi se fajet i ka komuna por shpesh këto i krijojmë vet neve populli”, tha një banor.

“Si nuk krijo nervozë ja e shihni vet ju si është gjendja”, u shpreh një tjetër banor.

“Nervoz plot, ja dal me biçikletë s’di ka të lëvizi prej veturave. Na ka ndodh shpesh njerëzit vozisin si të hutuar. Parkohen para dere, si t’ia bëjmë sillemi andej këndej derisa ta gjejmë ta heke veturën”, tha një banor.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës thonë është shtuar numri i gjobave, por problemi vazhdon të jetë prezent.

“Mungesa e parkingjeve bën të veten dhe krijohet kaos në trafik. Pjesëtarët e trafikut kështu që pjesëtarë të policisë gjithnjë përballen me probleme të këtilla dhe detyrohen me merimangën të ngrenë automjetet që pengojnë qarkullimin në rrugë. Gjatë vitit 2024 vetën në rajonin e Tetovës janë shqiptuar rreth 5300 gjoba, ndërsa janë ngritur me merimangë automjete që kanë penguar qarkullimin janë diku 3200 automjete”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Komuna e Tetovës paralajmëron masa për kaosin me mungesën e vendparkimeve.

“Në Tetovë po përpilohet një studim mobiliteti i cili përfundimisht do ofroj zgjidhje për lëvizjen e makinave dhe qytetarëve dhe për zonat që do jenë të lejuara parkimet zonale, ose nevoja për parkingje të mbyllura apo garazhe në kate. Besoj që brenda dy apo tre muaj do e kemi këtë studim që është konform planit gjeneral dhe do vazhdojmë procedurat juridike për ndryshimet që duhet bë në pjesën e urbanizmit në Tetovë ku rrugë të caktuara do përshtaten për parkim zonal, dhe nga aty do del informata se sa parkime na duhen shtesë”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.
Sipas organeve kompetente, në Tetovë për momentin ka rreth 1500 vende parkimi, ndërsa makina të regjistruara ka mbi 40 000.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

takimi mucunski georgiev raportet shkup sofje te ngarkuar me konteste dypaleshe 67b0de8cc68a6
Story i mëparshëm

Takimi Mucunski – Georgiev: Raportet Shkup – Sofje të ngarkuar me konteste dypalëshe!

makina perplaset me kamionin humb jeten nje grua ne gjendje kritike shoferi i benzit 67b0e42c1cda3
Story i radhës

Makina përplaset me kamionin, humb jetën një grua, në gjendje kritike shoferi i “Benzit”!

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë