shnderrimi i threads platforma ndryshon adrese 680c05cb729ce

‘Shndërrimi’ i Threads, platforma ndryshon adresë

April 25, 2025
1 minut lexim

Kur Meta prezantoi platformën Threads, u vu re se kompania nuk ia kishte dalë të merrte adresën threads.com dhe faqja e internetit ishte threads.net. Asokohe, adresa e parë i përkiste një kompanie të re mesazhesh që nuk pranoi të formatonte emrin.

Por kompania u ble nga Shopify dhe Meta ia doli të blinte threads.com për një shifër që nuk është bërë e ditur. Tani faqja zyrtare është në funksion dhe ka shumë opsione në këtë version.

Kur ndodheni në faqen kryesore, mund të hapet një dritare ku të shkruani postimin tuaj ndërkohë që vazhdoni të shfletoni. Gjithashtu mund të shihni faqe të ndryshme të personalizuara, të vendosura në një kolonë dhe ka një menu të shkurtër për postimet e ruajtura.

Më parë, e vetmja mënyrë për të parë postimet e ruajtura në versionin web ishte nëse i vendosnit në një kolonë të dukshme. Meta po përpiqet të tërheqë përdorues të X. Kompania po teston një opsion që lejon përdoruesit të ngarkojnë një listë me personat që ndjekin në X dhe të gjejnë llogarinë e tyre në Threads.

Për momentin kjo po has disa pengesa sepse shkarkimi i të dhënave kërkon deri në tri ditë kohë ndaj s’është proces i lehtë. Po përveçse përdoruesit do të kenë këtë opsion në anën tjetër Meta mund të marrë të dhëna për mënyrën si ata përdorin platformat e tjera.

Image

Threads

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kompany ka ende ndeshje sdo te jete festa ime e pare 680c04dacd691
Story i mëparshëm

Kompany: Ka ende ndeshje, s’do të jetë festa ime e parë!

zbulohen detaje te operacionit te madh te sigurise per funeralin e papa franceskut 680c0864b1d78
Story i radhës

Zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut

Të fundit nga

Ibrahimi: Politika nuk është veprimtari komerciale

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi në një status në rrjetin social facebook shkruan se politika nuk është veprimtari komerciale. Sipas tij shoqëria jonë meriton më shumë dinjitet dhe respekt. “Kur bëhet normalitet
ShkoLartë