Shkurte Gashit dhe Don Xhonit iu refuzohen vizat – detyrohet të anulojnë koncertet e planifikuara

November 26, 2022
1 minut lexim

Vizat vazhdojnë të jenë një problem i madh dhe i shumë diskutueshëm për qytetarët e Kosovës.

Me gjithë premtimet shumëvjeçare se do të bëhet diçka në këtë drejtim, Kosova vazhdon të mbetet ende shteti i vetëm në Evropë pa liberalizim të vizave.

Pamundësia për të udhëtuar po prek edhe personazhet VIP të vendit, të cilëve u duhet shpesh të jenë jashtë shtetit për udhëtime.

Rasti i fundit është ai i reperit Don Xhon, i cili nuk ka mundur të udhëtojë për në Gjermani, për shkak të mos-pajisjes me pasaportë nga ana e Ambasadës Gjermane.

Këtë gjë ai e bëri të ditur përmes një njoftimi në InstaStory.

“Për arsye të vonesave të procedurave në Ambasadë, unë nuk kam mundur sot ta tërheq pasaportën që të udhëtoj nesër në mbrëmje. Po ndjej shumë keqardhje që nuk po mund të marr pjesë në atë super event, por eventi do të mbahet me artistë të tjerë. E ne shumë shpejt kemi me ju njoftuar me datën e re bashkë me premierën e EP-së”, shkroi reperi, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Jusufi.

E një problem të ngjashëm e pati edhe këngëtarja Shkurte Gashi, e cila ishte prenotuar të këndonte në një ndejë në Mbretërinë e Bashkuar.

Mirëpo për shkak të refuzimit të vizës, këngëtarja me origjinë nga Obiliqi nuk ka mundur të jetë pjesë e mbrëmjes dhe për këtë i njoftoi fansat e saj në Instagram.

“Nuk do të jem në Angli për arsye të mos pajisjes me vizën e Mbretërisë së Bashkuar dhe kërkoj falje që nuk do të jem në këtë event kaq të bukur”, ka shkruar Gashi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Luboteni mposhtet nga Tirana

Story i radhës

Kapen në flagrancë dy hajdutë në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë