Shkurte Gashi shpërblehet nga YouTube

1 minut lexim

Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që shquhet për vokalin e veçantë, e që tanimë ka ndërtuar një karrierë të bujshme muzikore.

Bëhet fjalë për këngëtaren e mirënjohur, Shkurte Gashi, e cila gëzon suksese të shumta e po ashtu edhe hite të mëdha.

E njëjta së fundmi është shpërblyer nga YouTube duke qenë se ka arritur mbi 100,000 abonues.

Image

Shkurte Gashi

“Një simbol i vogël nga YouTube, por një rrugëtim dhe karrierë e gjatë e gëzofsh”, thuhet në shkrim.

Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë në hapësirën për komente, duke e përgëzuar për arritjet.

Gashi përndryshe viteve të fundit ka qenë më pasive me projekte e videoklipe, për shkak të angazhimeve në jetë private.

Ajo tani është nënë e një djali, të cilin e solli në jetë në fund të vitit 2020.

Image

Shkurte Gashi

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kancelari austriak: Putini tha se furnizimi me gaz është i sigurt

Story i radhës

Pep Guardiola thyen rekord në Ligën e Kampionëve

Të fundit nga