Shkup, 27 dhjetor – Ndërmarja Qarkulluese Publike sot ka njoftuar se transporti publik do të jetë falas, e kjo përshkak ndotjes enorme të ajrit, informon Zhurnal.
Kjo masë ka filluar që nga dita e djeshme e do të përfundojë kur të mbarojë gjendja alarmuese me PM grimcat.
Qyteti i Shkupit gjithashtu dje ka kryer mbi 20 kontrolle inspektuese me çka te dy subjekte është konfirmuar se i tejkalojnë emisionet e lejuara e me çka u është shqiptuar gjobë prej 12 mijë eurove.
Ndryshe Shkupi por edhe qytetet tjera si Tetova, Gostivari, Strumica e Kavadari po përballen me ndotje enorme të ajrit./Zhurnal.mk
Burimi: zhurnal.mk