shkupi tashme me afer prishtines mexhiti e kasami thone se jane ndare 200 milione euro per rrugen shkup bllace prishtine 6a2d5fd61c3f4

“Shkupi tashmë më afër Prishtinës” – Mexhiti e Kasami thonë se janë ndarë 200 milionë euro për rrugën Shkup–Bllacë–Prishtinë

June 13, 2026
1 minut lexim

“Shkupi tashmë më afër Prishtinës”, kështu tha kryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti dhe bëri të ditur se janë ndarë 200 milionë euro për rrugën Shkup–Bllacë–Prishtinë.
Mexhiti tha se po ndërtojnë rrugë për të afruar njerëzit dhe për të krijuar mundësi të reja për brezat që vijnë.

“Shkupi tashmë më afër Prishtinës.200 milionë euro për rrugën Shkup–Bllacë–Prishtinë. Ky është dallimi mes fjalëve dhe veprave. Mes premtimeve t’thata dhe projekteve që ndryshojnë jetën e qytetarëve.Kjo është qeverisja jonë. Çdo premtim i mbajtur, çdo angazhim i kthyer në punë. Investojmë për një shtet më të zhvilluar, për ekonomi më të fortë dhe për lidhje më të afërta mes vendeve tona.

Po ndërtojmë kilometra rrugë, sepse kështu afrojmë njerëz, krijojmë mundësi dhe hapim horizonte të reja për brezat që vijnë. Urime!!!”, tha Mexhiti.

Në anën tjetër, edhe bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami tha se kanë përfunduar të gjitha procedurat burokratike dhe është hapur rruga për fillimin e punimeve në autostradën Shkup – Bllacë.

Kasami tha se Ssqiptarët po jetojnë epokën e punës, projekteve dhe zhvillimit.

Autostrada Shkup – Bllacë po bëhet! Përfunduan të gjitha procedurat burokratike dhe u hap rruga për fillimin e punimeve në autostradën Shkup – Bllacë. Shkupi me Prishtinën sot janë më afër se kurrë. Koha e demagogjisë shterpe ka mbaruar. Shqiptarët po jetojnë epokën e punës, projekteve dhe zhvillimit. Ta gëzojmë!”, tha Kasami

Kryetarët e VLEN-it uruan qytetarët për fillimin e punimeve në autostradën Shkup–Bllacë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zvicra ne referendum vendos per pragun prej 10 milione banoresh te popullsise 6a2d5b47433fb
Lajmi i mëparshëm

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

arrest shtepie per ish hetuesin e krimeve ne sarande amp ndertoi pa leje nje kat shtese per hotel ne pronen familjare 6a2d605403258
Lajmi i radhës

Arrest shtëpie për ish-hetuesin e Krimeve në Sarandë/ AMP: Ndërtoi pa leje një kat shtesë për hotel në pronën familjare

Të fundit nga

ShkoLartë