Shkupi superior për Bregallnicën 

Kampioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Shkupi, ka treguar lojë jashtëzakonisht të mirë, duke e mundur me rezultat 3:1 Bregallnicën e Shtipit, në ndeshjen që u zhvillua në terrenin neutral, në Kiçevë.

Shkupjantë u treguan superiorë ndaj rivalit.

Për Shkupin shënuan Alvarez (34’), Trapanovski (52’), Giorgiev (83’) dhe për Bregallnicën realizoi Herera (24’).

Pas javës së 17-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, tri skuadra shqiptare janë në tre vendet e para, Struga Trim Lum me 36 pikë, Shkupi me 31, Shkëndija me 28, ndërsa Bragallnica zë pozitën e gjashtë me 20.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Përkujtohet gjeneral Shaban Shala, Ahmeti: Me një Akademi nuk përshkruhet një histori

Story i radhës

A është e vërtetë? 90% e femrave tërhiqen pas një mashkulli të martuar

Të fundit nga