Kampioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Shkupi, ka treguar lojë jashtëzakonisht të mirë, duke e mundur me rezultat 3:1 Bregallnicën e Shtipit, në ndeshjen që u zhvillua në terrenin neutral, në Kiçevë.
Shkupjantë u treguan superiorë ndaj rivalit.
Për Shkupin shënuan Alvarez (34’), Trapanovski (52’), Giorgiev (83’) dhe për Bregallnicën realizoi Herera (24’).
Pas javës së 17-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, tri skuadra shqiptare janë në tre vendet e para, Struga Trim Lum me 36 pikë, Shkupi me 31, Shkëndija me 28, ndërsa Bragallnica zë pozitën e gjashtë me 20.