Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Shkupi, nesër (21.00) do të ndeshet me Shamrock Rovers në Dublin, në
ndeshjen e parë të xhiros së tretë të eliminatoreve të Europa League në futboll.
“Shkupi stërvitet në Dublin!
Pas rrugëtimit të gjatë që kanë bërë lojtarët, sërish kanë arritur të bëjnë stërvitjen zyrtare para ndeshjes së nesërme.
Ndeshja ndërmjet Shamrock dhe Shkupit do të luhet nesër me fillim nga ora 21:00”, shkruan media maqedone “Ekipa.mk”.
Shkupi synon të kthehet me rezultat pozitiv, që të ketë më lehtë në takimin e kthimit.