Përfaqësuesit e Sindikatës së të punësuarve në Ndërmarje e Transportit Publik dje e kanë braktisur seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ku është diskutuar për krizën e shkatuar për shkak të mos pagesës së shoferëve të kësaj ndërmarrjeje. Ata deklaruan se janë të bindur se këshilltarët e partive politike dhe dhe kryetarja e Qytetit e Shkupit po merren me politikë, dhe nuk fokusohen tek zgjidhja e problemin të tyre.
SINDIKATA E TË PUNËSUARVE NË NTP
“Ju mund të merreni me politikë deri në mëngjes, por në mëngjes autobus nuk do të ketë. Juve nuk ju intereson kjo çështje, ju nuk voziteni me transport publik. Këta njerëz kanë fëmijë, janë të uritur, nuk kanë para t’ju japin për ushqim në shkollë. Këtu nuk pamë që dikush do të tregojë se si do ta zgjidhë problemin dhe do të marrim para, por kishte përplasje politike”
Seanca e jashtëzakonshme e Këshillit u mbajt me kërkesë të grupit të këshilltarëve të VMRO-së, e cila kishte propozuar që të alokohen para nga buxheti për rrogat e të punësuarve në NTP-së.
Këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Marja Andonovska për situatën në Ndërmarrjen Transporti Publik, e akuzoi drejtorin e ndërmarrjes, kryetaren e Qytetit të Shkupit si dhe Qeverinë.
Këshilltari i LSDM-së, Gordan Shutarov, tha se për një vit pushtet i VMRO-DPMNE-së dhe Arsovskës në Qytetin e Shkupit ka ndodhur kataklizëm. Sipas tij, për herë të parë në historinë e Qytetit të Shkupit, ndodh që qytetarët të mbesin pa transport publik./SHENJA/