Shkupi mban gjallë ëndrrën për të shkuar në grupet e një prej kompeticioneve europiane, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Kampionët e Maqedonisë së Veriut humbën 1-3 ndaj Shamrock Rovers.
Një javë më pas skuadra shqiptare do të jetë e karikuar në maksimumin për të përmbysur gjithçka, çka do t’u siguronte minimalisht grupet e Conference League.
Bardhekaltrit nuk e nisën mirë ndeshjen, pasi për gjysmë ore pësuan dy gola. Burke shënoi me penallti fillimisht dhe më pas realizoi edhe Watts.
Shkupi gjithsesi nuk u dorëzua dhe Queves realizoi golin parë, por O’Neill realizoi edhe një gol tjetër për vendasit, që e komplikon kualifkimin në play-off për skuadrën shqiptare.