Shkupi është në vendin e 13-të për nga ndotja e ajrit, me Indeksin e Cilësisë së Ajrit prej 135, i cili i përket grupit të ajrit “të pashëndetshëm”. Beogradi renditet i pari në listën e renditjes së IQAir, para Karaçit dhe Lahores nga Pakistani, dhe në 13 vendet e para, përveç Shkupit, janë edhe disa kryeqytete ballkanike: Zagrebi në vendin e 10, Sarajeva 12, Sofja 6.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, së fundmi u ka bërë thirrje ngrohtoreve në Shkup që të vazhdojnë përdorimin e gazit dhe të mos kalojnë në naftë, për të mos shkaktuar ndotje edhe më të madhe të ajrit në Shkup.