Shkupi në këmbë, media kroate: Po vijnë shumë tifozë nga Kosova dhe Shqipëria…

min lexim

Dinamo e Zagrebit sonte (21.00) do të luajë ndeshjen e kthimit kundër skuadrës shqiptare Shkupi.

Kampioni kroat synon rrethin e tretë kualifikues të Champions League në futboll.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, i befasoi në “Maksimir” duke luajtur baras me rezultat 2:2.

“Shumë besojnë se të kaltrit nuk do ta kenë të lehtë sonte, skuadra e Goca Sedlloskit do të mbështetet nga mbi 15 mijë tifozë”, shkruan media kroate “Gol. hr”.

“Mendova se do të ishin rreth 15 mijë, por duket se do të jenë më shumë. Ndoshta 20 mijë.

Po vijnë shumë tifozë nga

Shqipëria dhe Kosova, kështu që stadiumi do të jetë i mbushur mirë. Tashmë ka një numër të madhe në qendër të qytetit.

Është një atmosferë e mrekullueshme, gjithçka është e mundur në krahët e tifozëve më besnikë të Shkupit.

Tifozët e Shkupit do të kenë mbështetje të fortë nga tifozët shqiptarë dhe kosovarë.

Në ndihmë kanë ardhur ‘Fanatikët’ nga Tirana dhe ‘Plisat’ nga Prishtina”, ka thënë Hajrush Mani, gazetar i Radio Shkupit për portalin “Gol.hr”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hetimi nxjerr zbuluar Anglinë dhe Francën! Dy vendet fajtore për mbytjen e 34 emigrantëve, morën 80 telefonata dhe nuk i shpëtuan

Story i radhës

Si të ruani kozmetikën në verë: 4 këshilla të dobishme për të shmangur shkrirjen e tyre

Të fundit nga