“Shkupi frymon si qytet i lirë”, Kovaçevski uron Ditën e Çlirimit të kryeqytetit

November 13, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot, me rastin e 13 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Shkupit dërgoi urime për qytetarët.

“Sot festojmë 13 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të Shkupit. Ditë kur kujtojmë heroizmin, kur përkulemi para viktimave dhe luftëtarëve që luftuan trimërisht për çdo rrugë të qytetit, dhe në këtë ditë 78 vjet më parë u sollën qytetarëve të Shkupit lirinë e shumëpritur. Që nga ajo ditë Shkupi frymon si qytet i lirë”, thekson Kovaçevski.

Në emër të tij dhe në emër të Qeverisë shpreh respekt të thellë për të gjithë ata të cilët e dhanë jetën e tyre për lirinë e Shkupit dhe për të gjithë ata luftëtarë të cilët janë dëshmi e ditëve më të rëndësishme në historinë e kryeqytetit.

“Urime dhe na qoftë përjetësisht 13 Nëntori – Dita e Çlirimit të Shkupit”, thekson Kovaçevski në urimin.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Taksistët e vdekjes”/ Zyrtari i lartë italian ‘paralajmëron’ Francën: Do të dërgojmë forcat e sigurisë në kufi

Story i radhës

Ganiu: Ansamblet dhe shoqëritë kulturo-artistike kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë sonë

Të fundit nga

ShkoLartë