Shkupi e Sofja nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët, pushteti bisedon me faktorin ndërkombëtar për garanci me BE-në

min lexim

Nxehje e retorikës në relacionin Shkup-Sofje rreth ndryshimeve kushtetuese. Sipas presidentit bullgar Rumen Radev, pushteti në vend po udhëheq politika kundër vendimeve të BE-së dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, me atë që nuk i vendos bullgarët në Kushtetutë. Vijoi përgjigja nga kryeministri Hristijan Mickoski.

“Maskat më në fund ranë, Qeveria e re te fqinjët qartë tregoi se frika më e madhe te klasa politike në atë shtet është që të pranohet ekzistimi i fjalëve “bullgar” dhe “bullgare”, tha Rumen Radev – president i Bullgarisë.

“Më vjen keq që nga ana e fqinjit tonë lindorë vijnë porosi të tilla. Unë mendova se lloji i tillë i mesazheve anakronike janë pjesë e shekullit të mesjetës”, u shpreh kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Mickoski uroi që mandatari Bojko Borisov me të cilin së bashku janë anëtarë në Partinë popullore europiane të arrijë që të krijojë Qeveri në Bullgari dhe të ulen që të bisedojnë me, siç tha, fakte dhe argumente, e jo me pasione të ulëta. Borisov nëse bëhet kryeministër thotë se do të pranojë takim, por paralajmëroi se nuk do të heq dorë nga marrëveshja e arritur.

“Ne jemi parti simotra, edhe pse nuk më pëlqen kjo fjalë – se jemi motra, ndërsa në të njëjtën kohë edhe Micotakis, kryeministri i Greqisë, është motër dhe kur përnjëherë do të grindesh me të dy “motrat”, andaj në thonjëza them “vëllezër”, thënë sigurt se asgjë e mirë nuk pritet”, potencoi Bojko Borisov – kryetar i GERB.

“Është e logjikshme që të dëshirojmë që fqinji ynë lindor të ketë kryeministër i cili vjen nga familja e njëjtë, për çka nuk duhet të ketë dilema. Por porosia ime gjithashtu është se ka kaluar koha kur këtu te ne kishte politikan që ishin servilë”, shtoi Mickoski.

Kryeministri bërë thirrje që së bashku të gjendet zgjidhje, në Sofje apo Bruksel.

“Nëse nuk e arrijmë këtë, atëherë është detyra jonë që të përkushtohemi në zgjidhjen e detyrave të shtëpisë”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski.

Partnerët e Mickoskit, nga koalicioni VLEN gjatë fushatës paralajmëronin ndryshime kushtetuese në 6 muajt e parë të mandatit të Qeverisë. Zv.kryeministri Izet Mexhiti në Daily Click tha se po udhëhiqen bisedime edhe me faktorin ndërkombëtar.

Paraprakisht nga Komisioni Europian informuan se të qarta janë pritjet nga Maqedonia – plotësimi i ndryshimeve kushtetuese për të cilat Shkupi ka marrë obligim që t’i zbatojë që të mund të vazhdojë rrugën drejt BE-së.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Haradinaj reagon për zgjedhjen e Rutte në krye të Aleancës së NATO-s

Story i radhës

Ryshfet 12 mijë euro për leje shfrytëzimi dhe 7500 për të mos shembur objektin në Ksamil! GJKKO jep vendimet

Të fundit nga