Struga Trim Lum ka pësuar humbjen e parë pas tetë fitoreve e një barazimit.
Kampioni në fuqi, Shkupi, ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Strugës, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin në Çair.
Derbi shqiptar u karakterizua me lojë të fortë deri në minutën e fundit.
Futbollisti Alvarez është kreator i fitores, duke shënuar në minutën e 57-të.
Struganët u orvatën deri në fund por nuk arritën të barazojnë rezultatin.
Struga Trim Lum kryeson me 25 pikë pas 11 jave në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, duke lënë pas Shkëndijen me 19, Shkupin 18, Sileksin me 18 pikë etj.