FB IMG 1744411322488 scaled

“Shkupi dhe gjithçka e mundshme” – A po paralajmëron Kryetari i Butelit Darko Kostovski se do të kandidoj për Shkupin?

April 12, 2025
1 minut lexim

Një postim i shkurtër, por domethënës në rrjetet sociale i kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka nxitur reagime dhe debat në opinionin publik.

Me frazën e njohur për banorët e kryeqytetit “Shkupi dhe gjithçka e mundshme”, ai ka lënë të hapur mundësinë e një hapi të madh në karrierën e tij politike, ndoshta kandidimin për Kryetar të Qytetit të Shkupit, shkruan GAZETA.MK

Edhe pse ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, ky mesazh enigmatik është parë nga shumë shkupjan si sinjal i parë i ambicieve për të hyrë në garën për udhëheqjen e kryeqytetit.

Skena politike po bëhet gjithnjë e më dinamike, me figura të ndryshme që po pozicionohen për zgjedhjet e ardhshme lokale. Nëse Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski vendos të kandidojë, ai do të sjellë një energji të re dhe një shpresë se Shkupi me plotkuptimin e fjalës do tç shndërrohet në një metropol me të gjitha nishanet.

MARKETING

RENT A CAR

qoku vazhdojme bashke me taravarin ne jemi vlen 67f99968018aa
Story i mëparshëm

Qoku: Vazhdojmë bashkë me Taravarin, ne jemi VLEN

do kete surprize me partite e reja agim baci por duhej te mundnin egon e tyre dhe te beheshin bashke 67f99ec3d9d81
Story i radhës

“Do ketë surprizë me partitë e reja”, Agim Baçi: Por duhej të mundnin egon e tyre dhe të bëheshin bashkë!

Të fundit nga

ShkoLartë