Shkupi barazon

April 6, 2022
1 minut lexim

FC Shkupi pas dy fitoreve bindëse 4:1 dhe 3:1 në dy ndeshjet e para të këtij sezoni ndaj Skopjes, sot në lagjen e Hekuranës barazoi pa gola ndaj kësaj skuadre, që në këtë mënyrë vazhdon ende të shpresojë tek mbijetesa, njofton “infOSport.mk”.

FC Shkupi rastet më konkrete i pati gjatë pjesës së parë, edhe atë me goditje nga distanca. Goditja e kostarikanit Fredy Alvarez përfundoi vetëm disa centimetra pranë portës së Efremov, i cili pak para fundit të pjesës së parë intervenoi për mrrekulli pas goditjes së Çeshmexhiev.

Në anën tjetër kanosjen e parë më serioze futbollistët e Skopjes e kishin me anë të ish futbollistit të FC Shkupit, Dario Desniq, i cili me kokë goditi vetëm mbi portë, ndërsa në pjesën e dytë futbollisti më i rrezikshëm, i cili në disa raste vuri në vështirësi mbrojtësit e FC Shkupit, ishte Bujar Hajdari, i cili në dy raste nuk arriti që të gjejë kuadrantin e portës së mysafirëve, edhe pse që në të dyja rastet ishte në pozita shumë ideale.

Në fund barazim pa gola, me Skopjen që do të tentojë deri në fund të sigurojë gara elitare edhe për sezonin tjetër, ndërsa në anën tjetër FC Shkupi edhe përkundër këtij barazimi, vazhdon të udhëheq bindshëm renditjen tabelare me 62 pikë, plotë 12 më shumë se dy ndjekësit më të afërt, Shkëndija dhe Akademia Pandev.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fansat e pastrimit ndajnë një metodë të jashtëzakonshme për t’i bërë mbulesat e jorganit tuaj pa rrudha dhe nuk përfshin hekurosje

Story i radhës

Presidentja Osmani për iftar te familja e një dëshmori në Gjilan

Të fundit nga

ShkoLartë