Shkupi – Ballkani, ky televizion transmeton ndeshjen e parë

1 minut lexim

Nesër do të zhvillohet ndeshja e parë e ‘play-off’-it në Ligën e Konferencës së UEFA-s, ndërmjet dy skuadrave shqiptare, kampionit të Maqedonisë së Veriut, Shkupit dhe kampionit të Kosovës, Ballkanit.

E emocionet e kësaj ndeshjeje, e cila zhvillohet në Shkup, do të mund t’i përjetoni edhe nëpërmjet ekranit televiziv.

Përballja e këtyre dy skuadrave do të transmetohet në dy kanale televizive: në RTK 1 dhe në Supersport, prej orës 21:00.

Ballkani synon të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, që do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm për futbollin kosovar, por të njëjtin synim e ka edhe klubi shkupjan.

Cilido klub që e arrin këtë gjë, atëherë do të gjindej për herë të parë në një fazë të tillë të garave evropiane.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Inflacioni vjetor në Kroaci ngritet në 12.3% për muajin korrik

Story i radhës

Angelina Jolie paditi FBI-në, pretendon se favorizoi Brad Pitt-in pas akuzave për dhunë në familje

Të fundit nga