Shkupi do të pres Ballkanin në ndeshjen e parë të fazës ‘Play-Off’ në Ligën e Konferencës.
Dy skuadrat shqiptare janë të gatshme për përballjen e parë mes vete pasi qëllimi i tyre tanimë është të shkruajnë historinë për t’u futur në grupet e kësaj gare.
Ndeshja e parë mes dy ekipeve zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘National Arena Toshe Proeski’ në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
Dy trajnerët kanë të gjithë lojtarët në dispozicion për këtë përballje dhe pritet të hedhin nga minuta e parë formacionin e tyre më të mirë, shkruan Telegrafi. Vendasit do të luajnë me sistemin 4-3-3 ku Diene e Gioriev do të mbështesin sulmuesin kryesor Adetunji, derisa Ilir Daja do t’i qëndroj besnik formacionit të tij me 4-5-1.
Formacionet e mundshme:
Shkupi: Naumovski, Timovski, Margvelashvili, Sengor, Sheji, Adem, Alvarez, Putita, Diene, Adetunji, Gioriev.
Ballkani: Ljuljanivic, Arm. Thaqi, Dellova, Jashanica, As. Thaqi, Kuc, Emërllahu, Krasniqi, Gripshi, Korenica, Rrahmani.