Pas procedurës së zgjeruar parahetimore, sot Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka dhënë urdhër për zbatim të hetimit kundër katër personave, të cilët e kanë keqpërdorur pozicionin e tyre dhe autorizimet gjatë realizimit të marrëveshjes për kryerjen e punimeve ndërtimore për fasadën e godinës së Qeverisë, kanë njoftuar nga Prokuroria.
Ata shtojnë se lënda është pjesë e procedurës për projektin “Shkupi 2014”
Gjatë ditës me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, ndërsa me urdhër të prokurorit janë bërë disa bastisje në më tepër lokacione. Bastisjet janë ende duke rrjedhur, transmeton SHENJA.
I dyshuari i parë me vetëdije i ka shkelur rregullat për dhënien e marrëveshjes për furnizim publik dhe e ka keqpërdorur procedurën.
Si dëshmi se e ka përmbushur kushtin minimal për vërtetimin e gjendjes ekonomike dhe financiare, ka dorëzuar tre marrëveshje me tre persona juridikë të cilët më vonë nuk i ka angazhuar, si dhe dy marrëveshje nën-kontraktuese me persona juridikë të cilëve ka dashur t’u lëshojë një pjesë të marrëveshjes për furnizim publik.
Nga muaji dhjetor i vitit 2014 deri në gusht të vitit 2015, i dyshuari i parë ka përfituar 8.823.916,00 denarë për partinë politike.