Shkup, pritje solemne me rastin e Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke

December 21, 2022
min lexim

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u mbajt pritje solemne me rastin e 21 Dhjetorit, Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Në programin e organizuar nga Lidhja e Shoqatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATUSITEB) dhe Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), mirën pjesë kryeparlamentari turk Mustafa Şentop dhe delegacioni shoqërues, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ministra dhe deputetë të Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të Gjykatës Kushtetuese të vendit, ambasadori i Türkiyes në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, kryetari i TIKA-s, Serkan Kayalar, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, politikanë dhe mysafirë të tjerë.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Xhaferi, në fjalën e tij përshëndeti të pranishmit dhe dërgoi urim me rastin e festës së 21 Dhjetorit, Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke.

Xhaferi theksoi se me këtë festë, si institucionalisht ashtu edhe si qytetarë, shprehet respekti për kulturën, identitetin dhe veçantinë e komunitetit turk.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është vend i pasur në të cilin veçantia e çdo bashkësie, si shenjë dhe identitet i saj mbrojtës, në një simbiozë të natyrshme me veçantitë tjera, paraqet një shembull të shkëlqyer dhe indikator autentik për shkallën e pjekurisë demokratike dhe vetëdijes së ndërtuar qytetare në shoqërinë tonë”, tha Xhaferi.

Ai theksoi gjithashtu se lidhjet miqësore dhe farefisnore midis qytetarëve të dy vendeve janë të fuqishme, historike, tradicionale dhe të ngrohta dhe paraqesin një bazë solide për marrëdhëniet midis dy vendeve.

Ambasadori i Türkiyes në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, tha se janë të lumtur që shohin se komunitete të ndryshme që jetojnë së bashku në Maqedoninë e Veriut për shekuj me radhë kanë bartur gjuhët e tyre amtare, fetë dhe shumë tipare kulturore deri në ditët e sotme.

Sekizkök theksoi se Ballkani ishte një rajon i paqes dhe vëllazërisë ku mbizotëronte një kulturë e lartë dhe qytetërim gjatë periudhës që perëndimorët e përkufizuan si “Paqja Osmane” (Pax Ottomana).

Ai theksoi se gjuha e tyre amtare është shtylla kryesore e kujtimeve kulturore që datojnë prej shekujsh.

“Pa dyshim, kujtesa jonë historike duhet të jetë e fortë në mënyrë që ne ta vendosim kujtesën tonë kulturore në vendin e duhur”, tha Sekizkök.

Ai kujtoi se çështja e arsimit turk mbeti në rend dite edhe në vitet pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se janë bërë përpjekje për të kapërcyer pengesat dhe është arritur progres.

Kryetari i MATUSITEB-it, Tahsin İbrahim, theksoi se koncepti i festimeve të këtij viti ka ndryshuar në krahasim me vitet e mëparshme.

Duke theksuar se 21 Dhjetori, Dita e Arsimit në Gjuhën Turke është festa e të gjithë turqve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, Ibrahim tha: “(21 Dhjetori) Është shprehja e ekzistencës së turqve të këtij vendi. Komuniteti turk në vend, me turqishten elegante, kulturën, letërsinë, artin, historinë, traditat dhe vlerat shpirtërore, e ka bërë ekzistencën e saj shekullore të pranuar në këto troje, ka bërë të flitet për të dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”.

Ai deklaroi se si qytetarë besnikë të Maqedonisë së Veriut, vazhdojnë të veprojnë si urë lidhëse për konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve kulturore, politike dhe ekonomike ndërmjet Türkiyes dhe Maqedonisë së Veriut. Ibrahim po ashtu kërkoi zgjidhjen e problemeve në fushën e arsimit për komunitetin turk.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qytetarët nuk kanë besim tek institucionet shtetërore?

Story i radhës

Kryeministri i Greqisë nesër viziton fshatrat në jug të Shqipërisë

Të fundit nga

ShkoLartë