shkup per nje dite denohen 138 shofere 62737c119fb4b

Shkup, për një ditë dënohen 138 shoferë

May 5, 2022
1 minut lexim
policia mk MPB e1592553668607 780x439 1

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në sferën e trafikut, me ç’rast në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 138 masa.

Mes sanksioneve, 10 janë për ngasje më të shpejt se e lejuara, 14 masa për ngasje pa patentë shoferi, 10 për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq).

Janë shqiptuar edhe nëntë masa për shfrytëzimin e telefonit celular, pesë për kundërvajtje që i bëjnë shoferët e motoçikletave, shtatë sanksione për mosdhënie të përparësisë për kalimin e këmbësorëve, katër masa për xhama të errët, 51 për parkim jo të rregullt.

Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë thirrje qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

takimi kurti vucic ne berlin dalin detajet e para 62737944a4440
Story i mëparshëm

Takimi Kurti – Vuçiç në Berlin, dalin detajet e para

mickoski nese nuk organizohen zgjedhjet nga 10 maji bllokojme kuvendin 627387cbf00c3
Story i radhës

Mickoski: Nëse nuk organizohen zgjedhjet, nga 10 maji bllokojmë Kuvendin

Të fundit nga

Jeep prezantoi një koncept mbi një koncept

Panairi Overland Expo West filloi më herët sot dhe Jeep e shfrytëzoi këtë ngjarje për të zbuluar një koncept mbi koncept – tendën e çatisë Jeep Performance Parts. I montuar në çatinë
ShkoLartë