Sulm fizik në një shkollë fillore në lagjen “Gjorçe Petrov” në Shkup, njoftojnë nga MPB.
“Me datë 13.09.2022 në ora 17:20 në Stacionin Policor Gjorçe Petrov, M.M.K.(32) nga Shkupi, e punësuar në shkollën fillore në lagjen Gjorçe Petrov, ka raportuar se rreth orës 16:40 në oborrin e shkollës është sulmuar fizikisht nga një femër.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga policia.