Shkup, në Ortopedi është bërë rikonstruimi kompleks i parakrahut te një pacient i plagosur

Në Klinikën për Sëmundje Ortopedike pranë “TOARKIQE” javën e kaluar është realizuar një ndërhyrje e rrallë – rikonstruim i ekstremitetit të sipërm te një burrë 44-vjeçar i cili ishte plagosur me armë zjarri. Siç bëjnë të ditur nga Klinika, është bërë transplant i parakrahut me ind kockor nga një dhurues.

“Bëhet fjalë për lëndim si pasojë e të shtënave të armëve të zjarrit në mars të vitit 2023. Gjatë kësaj është dëmtuar një nga eshtrat e parakrahut me defekt të madh prej tetë centimetrave. Për tejkalimin e defektit, është shfrytëzuar fibulë nga një dhurues i vdekur dhe është fiksuar me pllaka dhe vida”, sqaron dr. Aleksandar Trajanovski, drejtor i Klinikës për TOARKIQE dhe një nga kirurgët i cili, bashkë me dr. Aleksandar Saveski, mori pjesë në transplantimin.

Klinika njoftoi se pacienti pas operacionit ndjehet mirë dhe e pret periudhë e rehabilitimit dhe kthimit të plotë në funksion të dorës.

“Ky është transplanti i tretë i indit kockor nga dhurues i vdekur këtë viti dhe i 22-të gjatë tre viteve të fundit pasi në Klinikën e Ortopedisë filloi të bëhet operacioni i eksplantimit dhe transplantimit të indeve kockore nga dhurues të vdekur”, bëhet e ditur në kumtesë. 

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Barcelona gjen zëvëndësuesin e Levandovskit te Man. Siti

Story i radhës

Papa për gjendjen në Gaza: Bëni gjithçka që është e mundur për të parandaluar katastrofën humanitare

Të fundit nga