Shkup: Kopshtit Zoologjik iu shtuan edhe disa anëtar të rinj

min lexim

Kopshti Zoologjik i Shkupit ishte lajm i shumë mediave botërore për luaneshen Bella e cila solli në jetë tre bebe luanësh të bardhë.

Rëndësia e këti lajmi ishte fakti se vetem 300 luanë të bardhë janë në botë dhe se janë kafshë të mbrojtura.
Këto ditë kopshtit Zoologjik në Shkup I’u shtua edhe një bebe llame me ngjyra të vecanta.

Kristijan Stamenov drejtor kopshtit zoologjik
Sot një ekskluzive për Tv Klan, para pak ditësh, pra për 1 Maj, kemi një llama bebe, e cila është e treta me radhë dhe tani jeta e llamave është një kopsht i mbushur me tre llama me tre të vegjël.

Numrin më të madh të vizitave e kemi në fundjavë, periudhën e kaluar kopshti zoologjik është vizituar më shumë sepse shkollat dhe kopshtet nuk punonin kështu që të rinjtë kanë kaluan kohën e tyre në kopshtin zoologjik.

Stamenov thekson se ata janë krenarë jo vetëm për luanët e bardhë, por për të gjithë “babz boom”që po ndodh tani.
Kopshti zoologjik financohet nga tre burime: buxheti i qytetit, Ministria e Kulturës dhe shitja e biletave./KlanMacedonia/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Scholz premton të punojë aktivisht për mundësimin e eksportit të drithërave nga Ukraina

Story i radhës

Prishtina përqafon të madhin Ernest Koliqi

Të fundit nga