shkup jane shqiptuar 194 sanksione per kundervajtje ne komunikacion 61ff96d162ac4

Shkup: Janë shqiptuar 194 sanksione për kundërvajtje në komunikacion

February 6, 2022
1 minut lexim
Policia rrugore 6 780x470 1

Në territorin e qytetit të Shkupit në kontrollet e djeshme të intensifikuara të policisë në fushën e komunikacionit janë shqiptuar 194 masa, prej të cilave 71 janë për mosdhënie përparësie të këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë.

Ministria e Brendshme njoftoi sot se nga numri i përgjithshëm, 29 sanksione janë për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 15 për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për automjete me defekte teknike dhe bisedë në celular, pesë për drejtim mjeti me ndikimi i alkoolit, masa për kalimin e sinjalit të mbyllur të kuq, si dhe dy për një shofer fillestar.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, thonë nga MPB.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

a kane grate barre me te rende emocionale ne pandemi 61ff94bdd9f6f
Story i mëparshëm

A kanë gratë barrë më të rëndë emocionale në pandemi?

48 vjecari kapet pas 16 vitesh ne arrati ishte ne listen e 10 me te kerkuarve nga fbi 61ffa07bd964b
Story i radhës

48-vjeçari kapet pas 16 vitesh në arrati, ishte në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI

Të fundit nga

ShkoLartë