Shkup: I dehuri demolon 18 vetura në garazhën me kate (VIDEO)

July 22, 2022
1 minut lexim

Një 48 vjeçar nga Shkupi ka demoluar 18 vetura në garazhën me kate në qendër të Shkupit. Zyrtarisht ende nuk dihen shkaqet se përse personi ka thyer dritaret dhe ka dëmtuar dyert e automjeteve të parkuara por pronarët e veturave prapa kamerës së Klan M thonë se personi ka qenë në ndikim të alkoholit.

“Sot në mëngjës afër qendrës Bunjakovec një persona ka demoluar rreth 10 vetura këtu në garazhën me kate në Qendër të Shkupit. Ende nuk dinë shkaqet se përse i ka demoluar veturat, por se të dëmtuarit thonë që personi ka qenë i dehur” – raporton Arbana Qerimi, Klan M.

E nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se personi është kapur por se të dëmtuarit duhet që ta paditin individualisht.

“Me intervenim të shpejtë të policisë është gjetur personi që ka dëmtuar veturat. Në ora 7:30 në SPB Shkup qytetarë e denoncuan se janë demoluar disa vetura në afëri të qendrës tregtare Bunjakovec. Bëhet fjalë për një 48 vjeçar nga Shkupi për rastin është informuar edhe Prokuroria Themelore Publike” – deklaroi Suzana Talevska, zëdhënëse e MPB-së.

Pronarët e veturave i takuam pranë veturave të dëmtuara por nuk deshën të flasin para kamerës. Njëri prej pronarëve kishte targat të Bullgarisë, por tha se nuk beson se demolimi ka qenë për arsye ksenofobie apo urrejte.

YouTube video

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Varane: Për Ronaldo-n ju them se…

Story i radhës

Georgina shtyn drejt kthimit në Spanjë

Të fundit nga

ShkoLartë