Shkup / Gjobiten 180 shoferë

November 13, 2022
1 minut lexim

Shqiptohen 180 kundërvajtje trafiku në Shkup, 45 për tejkalim të shpejësisë së lejuar.

“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (12.11.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 180 kundërvajtje, prej të cilave dyzet e pesë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, njëzet e pesë masa për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Poashtu janë shqiptuar edhe shtatë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së atomjetit, gjashtë sanksione për shoferët fillestarë, katër gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), dy sanksione për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë…
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në komunikatën e MPB.

Burimi:________

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rrahet gazetari Adriatik Doçi në Kamëz

Story i radhës

Shëroni tensionin e lartë të gjakut me një gotë ujë: Teknika e Japonisë së lashtë është e artë

Të fundit nga

​Musk fton gjermanët të votojnë AfD-në

Elon Musk vlerësoi të enjten bashkë-drejtuesen e partisë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD), si “shumë të arsyeshme” dhe u kërkoi gjermanëve të votojnë për partinë e ekstremit të djathtë. “Vetëm AfD mund

Lamborghini me shitje rekord në 2024

Lamborghini ka lulëzuar nën pronësinë e Volkswagen Group, i cili mori përsipër markën në 1998. Pasi shiti më shumë se 10,000 vetura në vit për herë të parë në vitin 2023, 12
ShkoLartë