Shkup, gjobiten 150 shoferë për shkelje të rregullave në trafik

1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (20.10.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në qarkullimin rrugor.

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 150 gjoba, nga të cilat 12 sanksione për drejtim të autumjeti pa patentë shofer, 8 gjoba për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, pesë sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësië e lejuar, pesë masa për kalim në sinjal të mbyllur të semaforit.

“Janë vendosur pesë masa për mosdhënie të përparësisë së kalimit të këmbësorëve, tre sanksione për automjete me defekte teknike në transportin publik, katër masa për përdorimin e celularëve”.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

Story i mëparshëm

Fifi shfaqet me shumë stil në imazhet e reja nga New Yorku

Story i radhës

Policia ndaloi një person nga Studeniçani, iu gjet një qese me marihuanë

Të fundit nga