Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme la vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në qytetin e Shkupit ka konstatuar 256 shkelje të rregullave të komunikacionit, dhe atë: 65 për tejkalim të shpejtësisë, 71 për mosdhënien përparësi këmbësorëve, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.
Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe 9 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për makina të paregjistruara, 6 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, katër për kalim në të kuqe në semaforë dhe 61 për parkim të parregullt.