shkup 209 gjoba per shkelje te rregullave ne trafik 634e538cbf9bc

Shkup, 209 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

October 18, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje (17.10.2022) ka vazhduar me kontrolle të intensifikuara të veprimit në zonën e qarkullimit rrugor.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 209 gjoba, nga të cilat 16 sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 23 masa për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, tetë sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

“Janë vendosur 10 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, shtatë masa për kalim në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), katër sanksione për drejtuesit fillestar, shtatë masa për errësim joligjor të xhamave”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni

MARKETING

RENT A CAR

kampionati evropian dardanet kerkojne fitoren sot kunder moldavise 634e5360364a9
Story i mëparshëm

Kampionati Evropian/”Dardanet” kërkojnë fitoren sot kundër Moldavisë

zyrtare e hena shpallet dita me e keqe e javes 634e57897a190
Story i radhës

Zyrtare! E hëna shpallet dita më e keqe e javës

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë