Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (30.10.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në trafik.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 gjoba, nga të cilat 52 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 28 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 17 sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shofer.
“Janë vendosur pesë masa për automjetet me defekte teknike në transportin publik, gjashtë sanksione për kalimin në sinjal të mbyllur (semafor të kuq)”.
“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.