Një tragjedi e dyfishtë goditi familjen Rushaj ditën e dielë, pasi kryefamiljari Pjetër Rushaj dhe djali i tij i mitur rreth 14 vjeç humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonin u mor nga rrjedha e ujit të përroit në Malësinë e Madhe.
Abc raporton se Pjetër Rushaj, ishte biznesmen i njohur për ndërtimet karakteristike të zonës alpine në Malësinë e Madhe dhe Dukagjin.
Ditën e dielë, kur është përkeqësuar moti, Rushaj është nisur me makinën e tij Benz në drejtim të fshatit Bogë të Malësisë së Madhe së bashku me djalin 14-vjeçar dhe vajzën e mitur.
Situata e përkeqësuar e motit e ka biznesmentin që kishte lënë Angli për të investuar në Shqipëri, të shkonte në fshatin Bogë ku kishte ndërtuar dy shtëpi së bashku me të vëllanë, të shikonte nëse kishte dëmtime në banesa.
Ai kishte marrë me vete edhe dy fëmijët e tij.
Në zonën e njohur si “Grykë Lugje” ishte tentuar të kalonte lumin, pasi në atë vend nuk ka urë, por qytetarët kalojnë përmes lumit.
Ujërat e rrëmbyer të lumit nuk e kanë lejuar të vazhdojë duke i ndaluar makinën Benz.
Ai së bashku me djalin dhe vajzën kanë dalë nga mjeti, ndërsa vajzës i kishte thënë të shkonte në fshatin më të afërt të merrte kavo për të nxjerrë makinën.
Një valë e fuqishme e “Përroit të Thatë” ka rrëmbyer djalin e tij 14-vjeç, ndërsa Pjetër Rushaj është sulur që ta shpëtojë të birin, raporton ABCnews. Asnjëri prej tyre nuk arriti që të dilte nga uji.
14-vjeçari ka qenë pjesë e ekipit të Akademisë së Futbollit” Djelmnia Shkodrane.”
Këta të fundit kanë bërë një reagim në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen për ngjarjen tragjike.
“Qyteti jone ka humbur mbrëmjen e djeshme Babë e Birë në rrjellen e Prronit të thatë .
Miqt e të gjithë atyre që i kanë njohur ! Djali Jason Rushaj i familjes sonë së Futbollit
u bëre engjëll se kështu e deshti zoti ku bashke me Baben tend shkuat shum shpejt në qiell ! Kjo është jeta, dhe ne nuk kemi në dorë asgjë, edhe pse luftojmë aq fort për të qenë mbi dhe, pjesë e një cikli sa të bukur, aq edhe absurd.
Sa shkrime kemi bëre per ty për arritjet e fitoret që patme me ekipin ton e trofet e merituara,me pritjet e tuja në porte e dëshira jote për tu përmirësu ç’do ditë e më shume… me të qeshuren tënde që te karakterizote si fëmijë i lumtur , e sot të bej këte shkrim për ty. Sa dhimje na dha ikja jote sot. U prefsh ne paqe me baben tend o engjell! Pushofsh në paqe Jason e Petrit Rushaj”
Të shumta kanë qenë dhe reagimet në rrjet nga të afërm e familjarë të viktimave.