Shkuan për të marrë rreze dielli, mina shpërthen në ujë në një plazh në Odesa – alarmohen pushuesit

Derisa luftimet e ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në shumë pjesë të Ukrainës, kjo nuk i ndaloi qytetarët që për pak çaste të shijojnë rrezet e diellit nëpër plazhe.

Një rast i tillë ndodhi edhe në një plazh në rajonin e Odesas, ku shumë qytetarët kishin shkuar për të pushuar paksa.

Megjithatë në një moment një minë shpërtheu në ujë, duke alarmuar pushuesit që ishin mbledhur. Deri më tani nuk dihet nëse nga ky shpërthim është lënduar ndonjë pushues.

Pamjet amatore të publikuara më poshtë shfaqin momentin kur mina shpërthen në det. Nuk dihet nëse atë e kishte aktivizuar ndonjë peshk, apo thjesht kishte ndodhur shpërthimi vetvetiu.

Në anën tjetër forcat ukrainase dhe ato ruse po vazhdojnë me luftime të ashpra. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, pretendon se forcat ruse çdo ditë e më shumë po pësojnë humbje si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

E presidenti rus Vladimir Putin, me çdo kusht po tenton të fshehë të dhënat zyrtare sa i përket vrasjes së ushtarëve rusë në betejat në Ukrainë, nga frika se mund të ndodhin protesta të ashpra në Rusi nga familjarët e ushtarëve. 

 

Story i mëparshëm

Sot 10 vjet pa Arbër Xhaferin

Story i radhës

Të heqësh njollat e vajit paska qenë e thjeshtë, me dy përbërësit që keni të gjithë në shtëpi

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish