Shkuan për të konstatuar vdekjen e një personi, ekipin e Ndihmës së Shpejtë e gjeti e papritura – u bllokuan në ashensor

1 minut lexim

Ekipi i Ndihmës së shpejtë është bllokuar në ashensor në pjesën e bodrumit në një ndërtesë në rrugën “Hristo Tatarçev” nr.47 në lagjen Kisella Vodë të Shkupit. Për këtë kanë marrë denoncim në telefonin 112 në orën 11:22, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

“Nga ana e QMK urgjentisht janë njoftuar Brigada e Mbrojtjes Kundër Zjarrit dhe SPB Shkup. Ashensori kishte rënë nga kati përdhes në bodrum. Në të ka pasur një ekip të Ndihmës së shpejtë. Të paktën katër persona ishin në ashensor në momentin e rënies, ndërsa nuk ka pasur pacient, sepse ekipi ishte në konstatim të vdekjes”, saktësojnë nga QMK.

Më parë QMK informoi se në ashensor është bllokuar ekipi i Ndihmës së shpejtë bashkë me një pacient.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Vuçiq e luan të fortin në Bruksel: Kurti do të bërtas dhe bëjë drama derisa t’i them ndalu

Story i radhës

Nëse Berishës do t’i hiqet mandati, cila do të jetë lëvizja e PD? Ja si përgjigjet Gazmend Bardhi

Të fundit nga