Një sipërfaqe me barishte është shkrumbuar në zonën e Gurit të Kuq në Pogradec.
Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
Flakët janë vënë nën kontroll nga nga zjarrfikësit e Pogradecit që ndërhyjnë në kohë. Përhapja e flakëve mund të rrezikonte banesat pranë.
Zona të ndryshme të vendit janë përfshirë vazhdimisht nga flakët, ku disa prej vatrave dyshohet se iu është vënë zjarri qëllimisht.