Tre jahte luksoze u përfshinë nga zjarri mbrëmjen e së enjtes në marinën Zeas në portin e Pireut në Greqi.
Sipas forcave zjarrfikës, flakën nisën si pasojë e një qarku elektrik në motorët e njërit prej jahteve luksoze dhe brenda pak minutash u përhapën edhe në dy jahtet e tjera që ndodheshin të parkuara pranë tij.
Në zonë kanë mbërritur dhjetëra forca zjarrfikëse dhe po tentojnë të fikin zjarrin por prej pamjeve të filmuara prej dëshmitarëve në vend ngjarje, dëmet në këto mjete janë tepër të rënda.
Ende nuk ka informacione nëse brenda jahteve gjendeshin anëtarë të stafeve të tyre apo ishin të parkuara në bankinë pa personel.
Porti Zeas është një ndër marinat më luksoze të kryeqyteti grek. Atje parkohen jahte me vlerë shumë milionëshe.
Burimi: botasot.info