Shkruan personi që ishte në burg me Faton Hajrizin: Në burgje ka terapi të gabume, persekutim e vetëvrasje

1 minut lexim

Në një emision televiziv, po diskutohet për Faton Hajrizin, që autoritetet serbe thonë ta kenë vrarë.

Gjatë emisionit, gazetari Arsim Lani, lexoi një mesazh në studio që ia kishte dërguar një person që ka qenë në burg me Faton Hajrizin.

Emri i tij nuk u publikua, por vetëm përmbajtja e mesazhit.

Sipas mesazhit të transmetuar, nëpër burgje të Kosovës pretendohet se ka terapi të gabuara, persekutime e vetëvrasje.

“Po më shkruan dikush, po thotë se kam qenë në burg unë me Fatonin. Pra, nuk është veç Fatoni që është persekutuar. Shumë avokatë në Prishtinë që nuk I prishin punët me gjykata. E dinë sa njerëz kanë bë vetëvrasje në burgje, sa njerëz kanë vdekur duke dhënë terapi të gabueshme brenda burgjeve”, është transmetuar ky mesazh. 

Story i mëparshëm

Hoxha: Gjithmonë e kam dashur të jem kirurge plastike dhe dua që t’i bëj njerëzit e bukur

Story i radhës

Atentati në Memaliaj/ Gazetari: Gjithë ngjarja ka ndodhur brenda 5 minutash, janë shoqëruar 20 persona

Të fundit nga