Një intrigë dashurie është dyshimi kryesor për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeços më 12 qershor të këtij viti në fshatin Kolanec të Korçës.
Teksa kanë kaluar 5 muaj nga ngjarja e rëndë, krimi vazhdon të jetë i mbuluar në mister. Tre autorët e dyshuar të krimit janë shtetasit Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, të cilët ndodhen në burg.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme (14 tetor) është arrestuar edhe 18-vjeçarja Tina Pajollari, e cila dyshohet se kishte njëkohësht lidhje jashtëmartesore me Valter Mollaj, si edhe njohje në rrjetet sociale me viktimën.
Pas arrestimit të Tina Pajollarit, e cila akuzohet si bashkëpunëtore dhe dyshohet se ka qenë e panishme në momentin e vrasjes së 26-vjeçarit, babai i viktimës ka nxjerrë emra të tjerë.
Bëhet fjalë për Xhoni Podkan, ish-bashkëshorti i motrës së Tina Pajollarit, i cili ka hyrë në mblesëri për të martuar 18-vjeçaren me Martin Çeçon, duke i marrë këtij të fundit një shumë prej 2.5 milionë lekesh, sipas babait të viktimës, dhe më pas është zhdukur.
Nevzat Çeço ka rrëfyer për mediat detaje nga kjo intrigë dashurie dhe dy bisedat e fundit në telefon të djalit të tij natën e krimit, një me Tina Pajollarin dhe tjetra me një person të panjohur, i cili e ka kërcënuar 26-vjeçarin duke i thënë “Shk*rdhat, d o t’i këpus buzët”.
Pas këtij momenti i riu ka dalë nga banesa, duke humbuar nga sytë e të atit, dhe u gjet i pajetë brenda rezervuarit disa ditë pas krimit.
Nevzat Çeço: “Tinën e pëlqeu djali që në fillim. I tha bashkëfshatarit, Rezartit që ajo vajza më pëlqen. Sipas Rezartit, ai kishte folur me vajzën dhe i ka treguar. Mbas disa kohësh ky e kishte dredhur muhabetin. Ka thënë tek byrektorja, ore jam beqar, ma bëj mua këtë vajzën.
Me vajzën komunikoi atë natë në orën 10:30. Djali i shkruante, kjo i nxirrte varrin me lule e i çonte vjersha. Natën që ndodhi vrasja ajo i tha në telefon ‘hë tani u kujtove’. Mua nuk më erdhi mirë, se kishte natë ditë që e kërkonte Tinën, thoshte babi ose e marr unë atë ose s’ka. I thashë: “Mjaft bre djalë!”. Ajo i kishte dërguar mesazh: “Kur dëgjoj zërin tënd më rrëqethet mishi”. Po pse. Unë e kuptova. Ky thoshte e dua për dashnore, ky thoshte e dua për grua.
I thashë “do na fusësh në sherr por mjaft”. Mu drejtua: “Rri babai se nuk di gjë ti”. Isha në aneks dhe po bëja kafen. E dëgjova duke i thënë: “Hë mo ti, ke kaq kohë pse merr ne telefon”. Ky i tha: “Të erdha me byrekë e më refuzove”. “Më fal”, i tha. Djali iu drejtua: “Të fal 100 herë!”. Kjo iu drejtua: “Të keqen motra, mos merr ti, por të marr unë në telefon.”
Djali i tha: “Ke një gjë që thua ti”, kurse ajo iu përgjigj se “për shkak të nënës e babait, që të mos e marrin vesh, nesër në orën 10:00 do të të marr”.
Ajo nuk i kërkoi të dilte jashtë atë natë. Tina ka gisht në vrasjen e djalit. Djali i ka dhënë 2,5 milionë lekë të vjetra Xhonit, ish kunatit të Tina Pajollarit. Ai më tha: Babi Xhoni nuk po më flet, më bëri bllok në celular”.
Ia dha paratë, ia mori lekët. Edhe këtij fshatarit tonë 500 mijë. Lekët i ka paguar djali që Xhoni të hynte për mblesëri.
“Nuk më vjen mirë të keqen babai”, i thashë unë pas telefonatës. E kuptova ishte si punë tallje.
Shkova të bëja kafen dhe e morën në telefon 30 sekonda pas Tinës. I thanë “Do vish nesër të pimë një kafe në Korçë”.Djali iu përgjigj: “Nuk të njoh se do vija, se do vija me gjithë qejf”. Personi iu përgjigj: “Kështu njihen njerëzit”. Djali uli kokën: I tha kam punë!. Nuk e di për çfarë donte ta takonte. Personi i tha: Hë shk*rdhat, shk*rdhat. Do t’i këpus buzët”. U pre djali fare, e kërcënuan. I mora telefonin dhe i thashë: Ç’punë ke me djalin! Maskara!
Mu përgjigj: “Rri xhaxha se t’i aq takat ke, rri ti”, ndërsa djali më tha: Babai kaq e pati puna ime. U ngrit dhe kapa në divan. Mendova djali di një gjë, sikur ata janë këtu rreth e rrotull.
Shkova të merrja motorsekën, tek shkallët, pashë që nuk ishin një palë shapka. Thashë obobo djali. Dola ta kërkoja, thashë mos vari veten. Iku me vrap nga shtëpia pas telefonatës. Ishte moment ii fundit kur e pashë. Shkova tek rezervuari, hyra në ujë nja 2 orë duke kërkuar. Shkova sërish në mëngjes. Prej atij momenti nuk e kam parë, se di kush e ka kërcënuar. Autorët e arrestuar nuk i njoh, vetëm mblesin. E kisha parë vetë Tinën, më tha djalin pas e refuzoi ajo: “Babi hy ti se mos thotë ndonjë gjë Tina”. Më tha: Xhaxhi si je? Ça do marrësh? I kërkova byrek, por nuk i thashë dot si ti thosha ‘a e do djalin’.
Gishtin ia vendos Xhonit dhe një nga mblesërit. Ky ia dha lekët dhe ia mbylli celularin, e shoqja e la (motra e Tinës).