‘Shkon në Londër me lekët që vjedh’! Plas sherri në rrjetet sociale, Alketa Vejsiu përplaset ashpër me ndjekësen

min lexim

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj nga qyteti i Londrës, dhe kaq ka mjaftuar që të ndizet një debat virtual mes saj dhe një komentueseje.

Fillimisht ndjekësja shkruan në një nga fotot e saj se Alketa “e ka bërë rrugën për Londër si Kombinat-Kinostudio”, ndërsa e akuzon për vjedhje.

“E ke bërë Londrën si Kombinat-Kinostudio. Me lekët që prezanton apo me lekët që vjedh i pret biletat.”– thuhet në komentin e ndjekëses, e cila nuk ka shpëtuar pa një përgjigje nga ana e Alketës.

“Hajduti që është vetë hajdut, ose ka mendime hajduti, ashtu i duket dhe tjetri! Cilat lekë vjedh mor Zotni? Kam 10 punë me të cilat merrem. I deklaroj të gjitha, punësoj njerëz, punoj dhe vetë, paguaj dhe taksat në shtet! Pse duhet te vjedhe njeriu që të jetoje?”– ishte përgjgija e Alketa Vejsiut.

Por replikat nuk mbaruan me kaq. Sërish në seksionin e komenteve në postimin e Alketës, ndjekësja vijon me akuzat e saj duke argumentuar: “Unë e di që kur njeriu ka 10 punë nuk ka kohë të shkojë çdo javë në Londër. Unë jetoj me punën e djersën time. Shprehja e thotë: Puno të hash e vidh të kesh. Po unë jam tek e para. Ti me siguri i ke të dyja. Se dhe unë dua shumë të vij në Shqipëri të shoh familjen. Po Gjermania ka ca regulla që Shqipëria nuk i ka. Prandaj ka aty njerëz shumë të pasur dhe njerëz që nuk hanë dot bukë. Shtet rumpall. Ti mund ti kesh ato të ardhura nga të gjitha format e mundshme sepse i tillë është vendi që ti ofron ti kesh.”

Edhe ky koment i ndjekëses ka marrë reagim nga moderatorja e cila në një replikë të gjatë shkruan se punon dhe fiton me punën e saj, Më tej Alketa i sqaron ndjekëses se si e menaxhon punën e saj kur nuk është në Shqipëri, ndërsa përfundon replikën e saj duke i thënë ndjekëses se nëse do ta kishte punonjës do ta “kishte fluturuar.”

“Vij pas 6 muajsh në Londër në fakt. Do vij shumë shpesh tani që kam fëmijën këtu. Tani të lutem, lekët e kujt kam vjedhur? Ku vidhen këto lekë? Si vidhen? Se unë punën e djersën njoh. Hey më beso! Më ka shpërblyer. Jetoj me dinjitet motër! Punët i ndjek me sisteme dhe njerëz! Funksionon dhe kjo.

Shëndet dhe nëse ke ndonjë gjë me shtetin, mos mu anko mua. Se unë jam një nga qytetaret e këtij vendi. Si të gjithë. Shtetit i paguaj taksat. Kaq më lidh me shtetin!

Puno të hash, puno të jetosh aq sa ke mundësi se do të jetë gjithmonë dikush që ka më shume ose më pak se ty, por mos vidh kurrë kurrë; është lek që nuk shijon (për qasjen time).

Atë shprehjen Puno të hash e vidh të kesh, ta kanë mësuar gabim.

Koncept abuziv i tmerrshëm.”– shkruan Alketa duke shtuar në një tjetër koment: “Një si ty po ta kisha në punë, do e kisha fluturuar që ditën e parë! Por jo me arrogancë! Jam shumë e sofistikuar edhe kur të tregoj derën. Thjesht sepse je vajzë. Dhe sepse ligësia s’dua të më tërheqë poshtë.

Ato që kam aty i kam zemra të mira, lum unë që i kam. Më peshojnë dhe i peshoj.

Ka dhe vajza që i kam respektuar në zgjedhjet e tyre për opsione më të mira.

Ka dhe vajza të këqija. Oh sa te këqija. Më kanë bërë dhe të kapërcej limitet e mia. Kam frikë që ti je njëra ndër to. Mos më perndiq!”

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

24 raste aktive me COVID-19

Story i radhës

Vazhdojnë ndeshjet në garat evropiane, vëmendja te derbit: Real Madrid – Barcelona, Liverpool – Manchester City

Të fundit nga