Shkon në 57 numri i viktimave nga përplasja e 2 trenave në Greqi, më shumë se 10 çanta me pjesë njerëzore mbërrijnë në morg

March 2, 2023
1 minut lexim

Ka shkuar në 57 numri i viktimave pas përplasjes tragjike të dy trenave në Greqi, të cilët ishin duke udhëtuar në të njëjtën linjë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, mjeku ligjor Rubini Leontari vuri tha se të enjten mbërritën në morg 14 trupa të djegur.

Rubini Leontari tha gjithashtu se janë mbi 10 çanta me pjesë njerëzore në morg.

“Është marrë nga ADN-ja e secilës viktimë, kështu që disa pjesë që mund t’i përkasin një trupi të copëtuar do të bëshkangjiten”.

“Identifikimi nuk është punë e mjekëve. Sigurisht që ne ndihmojmë, por kjo është përgjegjësi e laboratorit të grupit të specializuar të Mbrojtjes Civile për fatkeqësitë masive. Kemi informacione se hetimet laboratorike të ADN-së janë duke përparuar”, theksoi znj Leontari.

Kujtojmë se pas përplasjes tragjike të dy trenave ka dhënë dorëheqjen ministri i Infrastrukturës dhe janë shpallur 3 ditë zie kombëtare në Greqi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lajçak e konfirmon: Takimi i ardhshëm në kuadër të dialogut zhvillohet në Ohër

Story i radhës

A mund ta ndalë Bayerni Mbappe dhe yjet e PSG?

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë