Shkon në 205 numri i të helmuarve në Malishevë, disa pacientë janë transportuar në Prishtinë

October 15, 2023
1 minut lexim

Shkon në 205 numri i të helmuarve në Malishevë

Është rritur në 205 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal të ushqimit të shpejtë nê Malishevë.

Këtë për Express e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi.

“Gjendja ka filluar të qetësohet. Numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka shkuar në 205”, tha Krasniqi.

Ai bëri të ditur se shumica e të helmuarve janë trajtuar në QKMF-në e Malishevës derisa personat që kanë qenë në gjendje më të rënduar kanë marrë trajtim edhe në Prizren dhe Prishtinë.

Për këtë rast është arrestuar një person, për të cilin Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Një muaj paraburgim pronarit të lokalit në Malishevë ku dyshohet se u helmuan mbi 200 qytetarë

Story i radhës

Klubet e njohura angleze do të tentojnë tranferimin e Mbappes

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë