Të paktën 117 persona kanë vdekur pasi shirat e dendur shkaktuan rrëshqitje dheu në Petropolis, në qytetin Rio de Janiero.
Petropolis pati më shumë se 29 centimetra në kub shira në tre orë, duke shkatërruar rreth 80 shtëpi dhe duke marrë shumë jetë. Zyrtarët thanë se më shumë se 110 persona ishin ende të zhdukur.
“Situata është pothuajse si lufta … makina të varura nga shtyllat, makina të përmbysura, shumë baltë dhe ujë ende”, tha guvernatori i Rio de Janeiros, Claudio Castro.
Bashkia e Petropolis shpalli tre ditë zie për viktimat pasi më shumë se 700 njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre dhe u zhvendosën në shkolla dhe strehimore të përkohshme.
Më shumë se 500 punonjës të shpëtimit, së bashku me fqinjët dhe të afërmit e viktimave, janë ende në kërkim të të mbijetuarve sipas shërbimeve të urgjencës. Ndonëse 24 persona u shpëtuan nga balta dhe rrënojat në orët e para pas katastrofës, shpresa për të gjetur më të gjallë është duke u pakësuar.
Autoritetet thonë se të paktën 35 persona të tjerë mbeten të pagjetur dhe se të paktën 13 fëmijë janë në mesin e të vdekurve.
Ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë, punëtorët në morgun lokal kanë luftuar për të identifikuar viktimat mes numrit në rritje të viktimave. Ata janë detyruar gjithashtu të përdorin një kamion frigoriferik për të ruajtur trupat pasi vetë morgu ka arritur kapacitetin.
Reshjet ishin më të mëdhatë e regjistruara në Petropolis që nga viti 1932. Energjia ende nuk është rikthyer.