Shkon mbi 876 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Ka shkuar mbi 876 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins me 3 mijë e 940 vdekjet e fundit, numri total i viktimave shkoi në 876 mijë e 66.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 72,9 milionë, me 782.876 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 8,57 milionë raste të konfirmuara dhe 79.139 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 251 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 211 milionë dozën e dytë dhe mbi 85 milionë kanë marrë tri doza.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosova përkujton viktimat e Holokaustit

Story i radhës

Ai thotë këto fraza kur s’të do më, thonë psikologët

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish