Shkollë për nënat e ardhshme në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës

November 20, 2022
1 minut lexim

Kumanovë, 20 Nëntor – Në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë ka filluar Shkolla për nënat e ardhshme. Në këtë shkollë të këtij lloji mbahen ligjërata për ate se si rrjedh shtatëzënia, si duhet të ushqehen gjatë shtatëzanisë si dhe çfar duhet të presin para lindjes.

 

Kjo shkollë është mjaft e rëndsishme  për nënat e reja thonë të punësuarat, sepse drejtpërsëdrejti marrin leksione se si duhet të përgatiten për aktin e të qenit nënë, si duhet pranuar anëtarin e ri në familje e shumë gjëra tjera.

“Të gjitha gratë  pritet të bëhen nëna për herë të parë dhe ishte të themi interesim solid nga ana e grave shtatzana, ishte kënaqësi e madhe kishim mësim interaktiv, ajo që kishte munguar shumë në rajonin e Kumanovës, pra që të kemi një shkollë interaktive për grate shtatzana që të na vijnë sa më të përgatitura për një lindje që i pret në të ardhmen”, –  tha Mendushe Selmani nga Spitali i përgjithshëm – Kumanovë.

Gjatë ligjeratave mundësohet përgatitja psikofizike para dhe pas lindjes së grave shtatëzëna.

“Një ndër pikat që e kemi prioritet është përgatitja psiko-fizike e grave shtatëzëna ku edhe në të ardhmen do të punojmë edhe më tepër pasi që shohim ngecje në këtë aspekt kur të njejtat vijnë për lindje, pra duhet të punojmë sa më shumë me nënat e ardhëshme që të kemi lindje normale”, – tha mes tjerash Mendushe Selmani.

Ndryshe projekti “Shkolla për nënat e reja” pati filluar qysh në vitin 2019, mirëpo për shkak të krizës me pandeminë Covid-19 u pengua funksionimi normal i së njëjtës. Prandaj tani pritet që ky proekt të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Vërshimet, Agjencia e Menaxhimit Emergjent: Situatë më e rënduar në rajonin e Dukagjinit

Story i radhës

​Përplasja e yjeve krijoi një yll neutron që mendohej se ishte shumë i rëndë për të ekzistuar

Të fundit nga

ShkoLartë