shkollat ne tirane rama jane ndertuar 45 te reja historia e grabitjes se oborreve histori e vjeter 6798f0ed5d0c0

Shkollat në Tiranë/ Rama: Janë ndërtuar 45 të reja, historia e grabitjes së oborreve histori e vjetër

January 28, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetin social Facebook, në lidhje me ndërtimet e shkollave në Tiranë.

Rama në një video-mesazh ka vlerësuar punën e Bashkisë së Tiranës duke deklaruar se janë ndërtuar deri më tani 45 shkolla të reja, ndërkohë që ka shtuar se 10 të tjera janë në proces ndërtimi.

Po ashtu Rama ka theksuar se historia e grabitjeve të oborreve të shkollave në Tiranë është histori e vjetër dhe e rrumpallës së viteve ’90.

“Patjetër Adrian, të ftoj të dalim bashkë një xhiro nëpër Tiranë, dhe t’i shohim bashkë shkollat. Por duhet të marrim bukë me vete, se janë shumë për t’u parë. Janë 45 shkolla të reja në Tiranë, 10 të tjera janë në proces. Të shikosh edhe nxënësit, historia e grabitjeve të oborreve, është e vjetër, e rrumpallës së viteve ’90. Një nga ato kthime u bë te shkolla “Kosova”. Isha kryetar bashkie, harrojeni se do ndërtoni pallat sa të jem unë këtu. Noc Rrokun morën nga gjithë ai agresion mbi truallin dhe mbi godinën e shkollës “Kosova”, njësoj siç do e marrin më 11 maj. Shqipëria nuk do të zbresë kurrë më poshtë, do ngjitet drejt majës së 2030. Erdhi 11 maji, këtu do jemi”, theksoi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kasami disa emra te rrugeve do te mbeten do te ndryshohen emra qe nuk kane asgje te perbashket me tetoven 6798ec03b0b81
Story i mëparshëm

Kasami: Disa emra të rrugëve do të mbeten, do të ndryshohen emra që nuk kanë asgjë të përbashkët me Tetovën

fantazme e filmave horror endet sikur eshte i pakapshem gashi shperthen ndaj sami lushtakut nese prokuroria 6798fa525a9bb
Story i radhës

“Fantazmë e filmave horror, endet sikur është i pakapshëm”, Gashi “shpërthen” ndaj Sami Lushtakut: Nëse prokuroria…

Të fundit nga

Fustani i shkurtër ia zbulon të gjitha modeles

Christine McGuinness dukej mahnitëse teksa ndau një foto nga prapaskenat e çmimeve televizive me një minifustan të zi pa rripa. Christine mori pjesë në çmimet glam të hënën në mbrëmje në Londër,

​Inflacioni në SHBA nuk po ngadalësohet

Inflacioni në SHBA u përshpejtua pak në janar, me rritje të qëndrueshme të çmimeve të gazit, energjisë elektrike dhe ushqimeve dhe vetëm pak më të lirë benzine, njofton sot Departamenti i Punës.
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë