13
Kumanovë, 29 mars – Në bazë të pohimeve të udhëheqësit të sektorit për arsim, pranë komunës së Kumanovës, Aleksandar Jiovanoviq, shkollat në territorin e komunës së Kumanovës janë të sigurta për mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimorë.
Sikurse më parë, edhe pas tragjedisë në Kocanë janë kryer kontrolle të jashtëzakonshme të objekteve shkollore, me crast është konstatuar se të njejtat plotësojnë kushtet minimale të sigurisë.
“Është kryer inspektim i jashtëzakonshëm me crast është konstatuar se shkollat fillore dhe ato të mesme në territorin e komunës së Kumanovës i plotësojnë edhe kushtet minimale të sigurisë. Cdo shkollë ka rregullore për mbrojtje nga zjarret dhe eksplodimet, pastaj rregulla për fatkeqësi elementare pork a edhe akte interne si plan aksional për evakuim. Në vazhdim e sipër po mbahet simulim i ushtrimeve për avakuim të cilat shkollat po i relaizojnë në bashkëpunim me sektorin për preventive pranë SPB të Kumanovës”, u shpreh përgjegjësi për arsim pranë komunës së Kumanovës, Aleksandar Jovanoviq.
Krahas kësaj edhe shërbimet psikologjiko-pedagogjike janë active gjatë kësaj periudhe pas tragjedisë në Kocanë prandaj nuk janë imun as nxënësit Kumanovarë.
“Tragjedia që ndodhi në Kocanë mund të ndodhte edhe në ndonjë qytet tjetër. Të gjithë jemi të tronditur, nxënësit u solidarizuan në sheshin e qytetit, kurse shërbimet profesionale, po u japin mbështetje. Mësimi do të vazhdojë të rrjedh kurse kjo duhet të shërbejë si mësim se duhet patur kujdes”, theksoi Jovanoviq.
Ai gjithashtu tërheq vëmendjen se në raste të këtilla por edhe në raste të bullizimit dhe të gjitha problemet tjera me cka të rinjët përballen, duhet reaguar në mënyrë preventive që mos të vie deri te e keqja.
BURIMI: zhurnal.mk