Shkolla fillore në Gjakovë “Këlmend Rizvanolli” ka nisur sot procesin mësimor, derisa sistemi arsimor ndodhet në grevë në javën e dytë, duke lënë kështu rreth 300 mijë nxënës jashtë bankave shkollore.
Se mësimi do të nisë sot në shkollën fillore “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë është njoftuar në një postim në Facebook.
“Me qëllimin e vetëm dhe për të mirën e nxënësve, Këshilli i Mësueseve të Sh.F ‘Këlmend Rizvanolli’, ka vendosur që ditën e mërkurë, me datë 14.9.2022 të filloj mësimin e rregullt”.
Mësimi do të zhvillohet me këtë orar:
Klasa përgatitore – Ora:10:00
Klasa e I-rë -Ora:13:00
Klasa e II-të, III/2 dhe III/ 4 -Ora: 12:30
Klasa III/1 dhe III/3, IV dhe V – Ora: 8:00
Edhe mediat lokale në Gjakovë kanë raportuar për nisjen e mësimit në këtë shkollë që nga e mërkura.
Ndryshe, përkundër takimit të së martës ndërmjet Këshillit Grevist dhe kryeministrit Albin Kurti nuk u arrit marrëveshje për ndërprerjen e grevës në arsim.