Shkolla fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan në kushte katastrofale, kërkohet renovimi urgjent i objektit

Shkolla fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan është në gjendje jo aspak të mirë, për të mos thënë të mjerueshme.

Nga pamjet që ka publikuar qytetari Arben Qorraj, në këtë shkollë ku e vijojnë mësimin 947 nxënës, shihet se ka probleme ekzistenciale me mirëmbajtje.

Muret janë gati tërësisht të mykur e të rrënuar, dhe banjot me higjienë shumë të ulët.

Qorraj është shqetësuar se gjendja infrastrukturore e kësaj shkolle mund t’u kushtojë nxënësve nga aspekti shëndetësor.

“Kjo është gjendja e mjerueshme e shkollës fillore në Deçan, ku mësimin e vijojnë më shumë se 900 nxënës! Këtu përpos dijes, mund të fitohet edhe ndonjë semundje pulmonare, kolera, difteria, murtaja e çka jo tjetër”, ka shkruar ai derisa ka kërkuar reagim nga institucionet.

“Mendoj që është koha e fundit që organet kompetente (DKA, kryetari, ministria e arsimit), të nderrmarin masa dhe të vazhdon ndërtimi i shkollës së re”.

E, në të njëjtin postim të Qorrajt ka reaguar edhe drejtori i shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Qazim Maloku.

Ai ka thënë se planifikohej renovimi i objektit, me projekt të Ministrisë së Arsimit, por se u ndërpre që nga periudha e pandemisë.

“Me fillimin e pandemisë punimet janë reduktuar deri në një masë dhe së fundi me ngritjen e çmimeve janë ndërprerë plotësisht. Mashti ka rimbursuar kompanitë që kanë punuar gjatë pandemisë , fatkeqësisht kjo kompani atë kohë ka nderpre punimet .., dhe si rezultat i kësaj pason situata aktuale”, është përgjigjur Maloku.

Edhe ai i ka bërë thirrje MASHT-it që të përshpejtohen procedurat nga ta në mënyrë që të nisin punimet.

“Kompania fituese ka tërhjekur materialet e mbetura, rrethoja nuk ka mirëmbajtje dhe çdo vonësë do të shkaktojë telashe në punën e shkollës tonë, suksesit dhe sigurisë së fëmijëve”, ka përfunduar ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Makina përplas biçikletën në Korçë, plagoset rëndë drejtuesi

Story i radhës

Papa Françesku: Situata e emigrantëve është mizore

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez